08:55 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Aksidentohen dy vetura te “Kroi i Mbretit”

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen “Prishtinë – Peje”, ku janë të përfshira dy vetura.

Në redaksinë e Indeksonline janë dërguar disa fotografi, ku shohim se veturat kanë pësuar dëme materiale por nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Kurse, gjendja e rrugës duket e mirë, ndonëse që nga mesnata rreshjet e borës nuk janë ndalur në Kosovë./Indeksonline/