09:17 / E Enjte, 02 Maj 2024 / MSH

Aksidentohen katër vetura në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Katër vetura janë përfshirë në një aksident të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm.

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 4-të të magjistrales Prishtinë-Ferizaj, raporton Indeksonline.

Aksidenti është shoqëruar me dëme të konsiderueshme për të gjitha veturat, teksa është dëmtuar edhe një pjesë e anësoreve të rrugës.

Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast.

Indeksonline ju sjell pamje: