Aksidentohen mërgimtarët në Gllarevë, krijohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Gllarevë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura të mërgimtarëve.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet se njëra veturë ka përfunduar jashtë rrugës.
Deri me tani nuk raportohet për të lënduar.
Në vend të ngjarjes ka dalë edhe policia e cila po merret me rastin.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar kolona të gjata në këtë aks rrugor.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar në lidhje me rastin.