Aksident midis një veture dhe një autobusi në qendër të Prishtinës

Një veturë dhe një autobus janë përfshirë në një aksident trafiku, mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Aksidenti ndodhi në rrugën “Luan Haradinaj”, raporton IndeksOnline.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet relevante të policisë, që kanë nisur hetimet.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
IndeksOnluine do t’ju mbajë të informuar mbi rastin.