75 Mall Live Search
19:12 / E Premte, 17 Tetor 2025 / F.R

Aksidentohen rëndë dy vetura në Bresje (Pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në dalje të Fushë-Kosovës, saktësisht në Bresje.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

Më poshtë mund të shihni pamjet e aksidentit./IndeksOnline/