Aksidentohen tri vetura në Prishtinë

Tri vetura janë aksidentuar para pak minutash në dalje të Prishtinës, saktësisht në drejtim të Veterrnikut.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Rastin e ka konfirmua zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:30, në Veternik, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore ka kërkuar një person. Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës e cila po merret me rastin./IndeksOnline/