19:40 / E Diele, 07 Gusht 2022 / AR

Aksidentohet aktorja e njohur, në gjendje kritike për jetën!

Aktorja e njohur Anne Heche është dërguar në spital, pas një aksidenti të rëndë. Makina e saj është përplasur me një shtëpi, është përfshirë nga flakët dhe për pasojë ka marrë lëndime të shumta dhe serioze.

Aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e së premtes, në lagjen e aktores amerikane në Los Angeles. Sipas burimeve, aksidenti ishte aq i rëndë, sa 59 zjarrfikësve iu deshën më shumë se një orë që të shuanin flakët, për të nxjerrë makinën nga struktura e shtëpisë.

Aktorja sipas burimeve ka marrë lëndime dhe djegie të shumta dhe ka një rrugë të gjatë drejt rikuperimit.