15:06 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Aksidentohet autobusi, del në mes të rrugës

Gjatë ditës së sotme, një autobus është aksidentuar.

Autobusi i linjës Istog-Klinë-Prishtinë, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, më saktë para semaforëve përtej Gardes është aksidentuar dhe ka dal në mes të rrugës me katër korsi, shkruan Indeksonline.

Menjëherë pas aksidentit, njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po mirren me rastin.

Për arsye të këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata.

Indeksonline do të ju mbajë të informuar.