75 Mall Live Search
12:48 / E Diele, 20 Tetor 2024 / Gj. Sh

Aksidentohet autobusi i skuadrës së njohur kroate

Sot rreth orës 5 në Glogovac të Qarkut Koprivnica-Krizhevac, një i ri i dehur është përplasur me autobusin e parkuar të skuadrës kroate të futbollit, Slaven Belupa, i cili përdoret për ndeshjet jashtë fushe, shkruan Podravski list, transmeton IndeksOnline.

Gjatë vozitjes së makinës, i riu ka humbur kontrollin dhe ka përplasur autobusin e parkuar.

Policia njoftoi se ndaj 18-vjeçarit do të fillojë procedim kundërvajtës. /IndeksOnline/