Aksidentohet autobusi me një “Pick-up” në Prishtinë!

Një aksident trafiku në mes një autobusi dhe një veture të tipit “Pick-up” sapo ka ndodhur në qendër të Prishtinës.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit, janë krijuar kolona të gjata përballë objektit të KEDS-it.

S’raportohet për të lënduar kurse edhe dëmet materiale shihet të jenë të vogla./IndeksOnline/