Aksidentohet autobusi nga Kosova në Austri, dyshohet për 20 të lënduar

Autobusi kosovar i kompanisë “Armendi Tours” është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Austri.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhë në Salzburg.

Përveç dëmeve materiale, raportohet për 20 të lënduar, shumica pasagjerë nga Kosova.

Indeksonline do të iu mbajë të informuar për këtë rast.
