75 Mall Live Search
09:28 / E Premte, 20 Tetor 2017 / indeksADMonline

Aksidentohet automjeti i ndihmës së shpejtë në Mitrovicë

Përmes një komunikate dërguar për media, Policia e Kosovës njofton për një aksident trafiku, ku kanë mbetur të lënduar katër persona në Mitrovicë.

Në raportin 24-orësh thuhet se automjeti i ndihmës së shpejtë është ndeshur me një automjeti civil.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./AktivPress