Aksidentohet bashkëshortja e “Kozak”, dërgohet me barrelë në spital
Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shqipëri, ku është përfshirë Denisa Braci, bashkëshortja e TikTok-erit të njohur shqiptar të njohur me emrin “Kozak”.
Sipas pamjeve nga BallkanWeb, Denisa shihet teksa transportohet me barrelë drejt ambulancës, ndërsa ekipet mjekësore ndërhyjnë menjëherë për t’i ofruar ndihmën e parë në vendngjarje, transmeton IndeksOnline.
Aktualisht, nuk ka ende informacion zyrtar mbi gjendjen e saj shëndetësore apo rrethanat e plota të aksidentit.

