22:35 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aksidentohet familja shqiptare në Kanada, vdes babai dhe djali 14 vjeç

Dy shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Kanada.

Katër anëtarë të një familje shqiptare që udhëtonin me makinë, u përplasën me një automjet tjetër në Ontario.

Mediat kanadeze shkruajnë se viktimat janë Fatos Metko 45 vjeç dhe djali i tij Fioralb Metko 14 vjeç. Të plagosur mbetën bashkëshortja e Fatos Metko, Maralba dhe vajza e tij Brianna. Ato janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, nga automjeti i dytë i përfshirë në aksident humbën jetën dy persona të tjerë me shtetësi kandaze, Cynthia Caraoa 51 vjeç dhe 9-vjeçarja Anika Caraoa e Winnipeg. Ndërkohë, tre persona të tjerë nga automjeti i dytë kanë mbetur të plagosur.