75 Mall Live Search
13:57 / E Mërkurë, 27 Mars 2024 / L K

Aksidentohet Flixbusi, që po udhëtonte nga Gjermania për në Zvicër, pesë viktima

Një Flixbus që po udhëtonte nga Berlini për në Cyrih ka pësuar një aksident të rëndë në autostradën A9 pranë Leipzig mëngjesin e së mërkurës.

Pesë persona kanë humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur në orën 09:45 mes kryqëzimit Weidmar dhe Schkeuditzer Kreuz, sipas policisë.

Në automjet ndodheshin 53 pasagjerë dhe 2 drejtues.

Autobusi ka rrëshqitur nga autostrada, është përplasur me një grup pemësh dhe është përmbysur.

Dy drejtuesit e autobusit i mbijetuan aksidentit./Indeksonline/