10:34 / E Premte, 04 Qershor 2021 / OSH

Aksidentohet gazetari i njohur kosovar, Adriatik Kelmendi

Drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi është aksidentuar në mëngjesin e sotëm në lagjen Lakrishte.

Indeksonline ka siguruar pamjet ku siç shihet, Kelmendi është goditur në motoçiletën e tij nga një veturë në lëvizje.

Për fat të mirë, gazetari i njohur kosovar i ka shpëtuar më të keqës dhe gjendja e tij është stabile.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po mirret me rastin./Indeksonline/