75 Mall Live Search
18:03 / E Hënë, 02 Mars 2026 / L A

Aksidentohet gruaja e futbollistit të njohur evropian

Është aksidentuar Marlene Semedo, gruaja e ish-futbollistit të Barcelonës, Nelson Semedo.

Këtë e njoftoi klubi turk, Fenerbahçe në faqen e tyre zyrtare.

“Me pikëllim mësuam aksidentin e trafikut që i ka ndodhur Marleno Semedo, bashkëshortes së futbollistit tonë Nelson Semedo, i urojmë shërim të shpejtë atij dhe familjes së tij”, shkruhej në njoftimin e Fenerbahçes.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:30 në Autostradën Veriore Marmara në drejtim të Ankarasë në Urën Yavuz Sultan Selim, me gjendjen e saj që është jashtë rrezikut për jetë./IndeksOnline/