75 Mall Live Search
10:50 / E Diele, 05 Tetor 2025 / L A

Aksidentohet ish-mesfushori i Juventusit

Mbrëmë ka ndodhur një aksident i rëndë në Holandë, ku është përfshirë edhe një ish-futbollist.

Bëhet fjalë për holandezin, Eljero Elia i cili u përfshi në një aksident me 4 vetura në autostradën A4 afër Leidenit në Holandë.

Policia ka deklaruar se askush nuk ka pësuar lëndime serioze , por dy shoferë janë dërguar në stacion.

Mediat lokale pretendojnë se Elia u mor me një furgon policie së bashku me një burrë tjetër, por për një arsye të panjohur.

Aksidenti i tmerrshëm thuhet se ka ndodhur rreth orës 21:45 të mbrëmjes së së shtunës.

Holandezi luajti për skuadrat si Juventus , Feyenoord , FC Twente, ADO Den Haag dhe Southampton.

Ai gjithashtu luajti 30 ndeshje për ekipin kombëtar holandez dhe shënoi kundër Skocisë dhe Hungarisë .

Ai njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli në vitin 2022 pasi pësoi një këputje të ligamentit në kyçin e këmbës.