18:28 / E Martë, 25 Maj 2021 / OSH

Aksidentohet kamioneta me një veturë në Dollc të Klinës

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Dollc, të komunës së Klinës.

Në aksident janë të përfshira dy automjete, një kamionetë dhe një veturë e tipit Gold 6.

Sipas pamjeve, kamioneta ka përfunduar jashtë rrugës kurse vetura ka pësuar dëme të mëdha materiale.

S’raportohet për të lënduar.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes: