75 Mall Live Search
12:07 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Aksidentohet kamioni në autostradë, mund të kishte pasojë të mëdha

Një vetaksident ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht te vendi i ashtuquajtur ‘Kroni i Mbretit’.

Kalimtarët kanë dërguar pamje në redaksinë e Indeksonline, ku shihet se si një kamion është vetaksidentuar, duke u futur në shiritin që ndan rrugën.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar, pos dëmeve material, pasi pos dëmtimit të rrugës, shihet edhe një shtyllë e rrëzuar.

Në vendin e ngjarjes me të marrë informatën kanë dal ekipet policore dhe ato mjekësore. /Indeksonline/