11:38 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Aksidentohet kamioni në Shupkovc

Një kamion me peshë të rëndë është përfshirë mëngjesin e sotëm në një aksident, nga i cili nuk dihet akoma nëse ka të lënduar.

Sipas dëshmitarëve, aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00.

Siç dihet, kjo zonë kufizohet me shpejtësi 50 km/h dhe sugjerohet për kujdes të shtuar pasi aty kalojnë qindra fëmijë që hyjnë dhe dalin nga shkolla.

Vlen të theksohet se mëngjesin e djeshëm edhe një kombibus doli nga rruga në afërsi të këtij lokacioni./Indeksonline/