Aksidentohet kjo deputete e Kuvendit në Prishtinë
Deputetja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, ka pësuar një aksident trafiku në Prishtinë, saktësisht në afërsi të konvikteve.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Njëra e deputetes Deliu dhe tjetra një taksi.
Sipas dëshmitarëve, nuk ka persona të lënduar veçse dëme të konsiderueshme materiale.
Ndryshe, Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion dhe respektimin e shenjave të trafikut.
Më poshtë pamje:
/Indeksonline/