21:11 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Aksidentohet kosovarja në Zvicër- Dyshohet për përdorim të alkoolit

Gjatë ditës së sotme në qytetin zviceran, Villnachern AG një kosovare e moshës 23 vjeçare është aksidentuar me veturën e saj.

Sipas asaj që shkruan ‘Blick’, thuhet që 23 vjeçares i kishte dal vetura nga kontrolli dhe kishte dalë nga rruga duke goditur llambat e dritës, transmeton Indeksonline.

Fatmirësisht kosovarja ka shpëtuar pa lëndime dhe vetëm me dëme materiale. Dëmi vlerësohet 15.000 franga.

Tipi i veturës ishte Citroën. Kosovarja po dyshohet për përdorim të drogave apo alkoolit prandaj policia e ka detyruar atë të bëjë analizat. Patentë shoferi i saj i është marrë nga policia./Indeksonline/