75 Mall Live Search
12:37 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / Blerim

Aksidentohet makina e Policisë, tre të plagosur në Tiranë

Dy efektivë policie dhe një vajzë janë plagosur duke përfunduarnë spital pas një aksidenti rrugor në fshatin Laknas në rrethinat e Tiranës.

Sipas policisë të lënduarit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.02.2021, rreth orës 10:18, në Laknas, tek kryqëzimi i Bërxullit, janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë me drejtues P. K, dhe pasagjer A. M ( aktualisht në shërbim), me mjetin me drejtues S. Xh., dhe pasagjere shtetasen E. Xh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjeria në mjetin tjetër shtetasja E.Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.