11:07 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aksidentohet me Porsche ylli i Romës

Sulmuesi argjentinas i Romës, Diego Perotti ka pësuar një aksident me makinë, por fatmirësisht pa pasoja.

Futbollisti argjentinas u aksidentua me makinë këtë mëngjes me Porschen e tij, por nuk ka ndonjë dëmtim fizik.

Makina u shkatërrua pas një përplasje në Laurentina. Perotti po shkonte në qendrën stërvitore “Trigoria” . Klubi ka konfirmuar se futbollisti është mirë dhe ka arritur mirë në qendrën stërvitore. /IndeksOnline/