75 Mall Live Search
09:53 / E Hënë, 17 Tetor 2022 / MSH

Aksidentohet me traktor, vdes një person në Zveqan

Një person ka ndërruar jetë dje në Zveqan, pasi u aksidentua duke drejtuar një traktor.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje, rreth orës 17:00.

Viktima, derisa ishte duke drejtuar traktorin, nga pakujdesia raportohet të ketë humbur kontrollin dhe si pasojë, ka pësuar lëndime trupore.

“Viktima pasi ka arritur në spitalin rajonal ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor” thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pjetë i viktimës iu lirua familjarëve, për ceremoni mortore.