75 Mall Live Search
16:22 / E Enjte, 30 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Aksidentohet Mërgim Vojvoda

Futbollisti Mërgim Vojvoda ka pësuar një aksident mëngjesin e sotëm në qytetin e Torinos.

Fatmirësisht, mbrojtësi kosovar nuk ka pësuar lëndime, shkruan IndeksOnline.

Sipas mediave italiane, Vojvoda u aksidentua derisa po voziste me makinën e tij Mercedes C-Class AMG, , kur u përplas me një Jeep Renegade.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Corso Galileo Ferraris, në Torino.

Nuk janë zbardhur plotësisht rrethanat specifike të rrëzimit, por dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar gjatë një kthese.

Policia lokale ka ndërhyrë në vendin e aksidentit.

Mercedesi i Vojvodës pësoi dëme të konsiderueshme, veçanërisht në pjesën e përparme të majtë.

Mërgim Vojvoda përkundër aksidentit nuk ka pësuar lëndime të rënda. Pas incidentit, ai vazhdoi rutinën e tij të përditshme, duke shkuar në terrenin e stërvitjes për seancën e planifikuar me ekipin e tij./IndeksOnline/