13:54 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / OSH

Aksidentohet modelja Françeska Jaçe, i përmbyset makina luksoze në hyrje të Vlorës

Modelja Françeska Jaçe është përfshirë në një aksident pak më parë në Vlorë.

 “BalkanWeb”, sjell pamje, ndërsa thekson se aksidenti është shënuar te rrethrrotullimi në hyrje të qytetit bregdetar dhe rrugës transballkanike.

Siç shihet në video, mjeti tip “Ford” i modeles është përmbysur te rrethrrotullimi, në anë të rrugës.