11:27 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Aksidentohet motoçikleta me makinë në Kaçanik, lëndohen dy persona

Dje pas mesditës në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik është raportuar për një aksident trafiku ndërmjet një veture civile me targa vendore dhe një motoçiklete pa targa.

“Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i motoçikletës së bashku me pasagjerin mashkull që ka qenë në motoçikletë”, bën të ditur Policia e Kosovës.

Të lënduarit ndihmën e parë e kanë marrë në emergjencën në Kaçanik, pastaj janë dërguar për tretman në QKUK./Indeksonline/