75 Mall Live Search
09:42 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Aksidentohet në punë, humb jetën shqiptari në Itali

Një shqiptar në Itali ka humbur jetën në vendin e punës. Ngjarja ka ndodhur në Pistoia dhe viktima është punëtori shqiptar Sokol Rahshata 45-vjeç.

Mediat vendase raportojnë se shqiptari u rrëzua nga shkallët nga një lartësi rreth 3 metra teksa po punonte për të larguar nga një çerdhe pemët e rrëzuara për shkak të erërave të forta.

Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga rrëzimi nga lartësia 45-vjeçari kishte pësuar fraktura në kafkën e kokës.