Aksidentohet një 76-vjeçar në Mitrovicë, dërgohet me urgjencë në spital
Një i moshuar është goditur nga një veturë pasditen e sotme në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut.
Këtë e konfirmoi për IndeksOnline zëdhënsi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
“Policia është duke kryer procedurat hetimore lidhur me aksidentin”, tha ai.
Mësohet se i moshuari i moshës rreth 76-vjeçare po vazhdon trajtimin në QKUK. /IndeksOnline/

