16:52 / E Martë, 25 Maj 2021 / OSH

Vetaksident në Ferizaj, humb jetën shoferi 16 vjeçar

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se një person i moshës 16 vjeçare ka humbur jetës në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Mirosale rreth orës 15:00, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën lokale, nga fshati Dradani në drejtim të fshatit Mirosale dhe për shkak të mospërshtatjes të shpejtesisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet dhe përfundon jashtë rrugës.

Njoftimi i plotë:

Sot, rreth orës 15:10 në fshatin Mirosale të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përshirë vetëm një automjet civil i udhëtarëve.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën lokale, nga fshati Dradani në drejtim të fshatit Mirosale dhe për shkak të mospërshtatjes të shpejtesisë së

lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet dhe përfundon jashtë rrugës.

Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, humb jetën drejtuesi automjetit A.K ( M/SH/K), i moshës 16 vjeçare ( vdekjen e tij, e ka konfirmuar në vendin e ngjarjes, mjeku nga qendra e emërgjencës nga spitali rajonal i Ferizajt.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë, do të dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.

Njësia rajonale e komunikacionit rrugor nga drejtoria rajonale e policisë

në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe po e heton rastin