Aksidentohet një tren pranë Hagës, humb jetën një person

Një person humbi jetën dhe 19 pasagjerë u dërguan në spital pasi një tren u përplas me një vinç dhe doli nga shinat.
Aksidenti ndodhi pranë Hagës, në Holandë.
Shërbimet e urgjencës thanë se treni po transportonte rreth 50 persona kur doli nga shinat, pranë fshatit Voorschoten, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.
Aksidenti në fjalë ishte më i keqi në hekurudhat holandeze për vite.
Banorët u kujdesën për disa nga pasagjerët me lëndime të lehta.
Përplasja ndodhi rreth orës 03:25 me orën lokale të martën, duke copëtuar trenin e pasagjerëve NS.
Një tren mallrash u përplas gjithashtu me vinçin, i cili po përdorej për riparime në dy nga katër shinat hekurudhore pranë Voorschoten.