Aksidentohet një veturë në Sllatinë
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte, në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në Sllatinë.
IndeksOnline raporton se një veturë ka përfunduar në disa tela anësorë.
Dyshohet se shoferi i automjetit ka humbur kontrollin e veturës dhe është vetaksidentuar.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar./IndeksOnline/

