75 Mall Live Search
20:55 / E Diele, 29 Qershor 2025 / FR

Aksidentohet një veturë në tunelin e Kalimashit

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:15 në “Rrugën e Kombit”, në tunelin e Kalimashit.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, vetura me targa shqiptare është vetaksidentuar në hyrje të tunelit.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/