11:27 / E Premte, 09 Prill 2021 / OSH

Aksidentohet një veturë në Veternik, hyp mbi mbrojtëse të rrugës

Një veturë është aksidentuar para një ore në Veternik.

Sipas pamjeve që ka dërguar një lexues në adresë të IndeksOnline shihet se vetura ishte aksidentuar në mbrojtëse të rrugës duke përfunduar mbi to.

Në vendngjarje ka dal edhe njësiti policor i cili po merret me rastin.

Nuk raportohet për të lënduar./IndeksOnline/