Aksidentohet rëndë familja pesë anëtarësh nga Rahoveci, po ktheheshin në Gjermani
Një fatkeqësi e rëndë ka ndodhur sot në Waldshut – Tingen të Gjermanisë, afër kufirit me Zvicrën.
Sipas gazetarit Bahri Cani është aksidentuar një familje e tërë shqiptare pesëanëtarëshe.
Të gjithë anëtarët e familjes kanë pësuar lëndime, ndërsa një prej fëmijëve ka marrë dëmtime më të rënda.
Të lënduarit janë dërguar në spitale, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Familja është me origjinë nga Rahoveci./Indeksonline/

