Aksidentohet rëndë një autobus, ndeshet me urën! (Foto)
Një shofer autobusi gaboi kur vlerësoi se autobusi i tij mund të kalonte nën një urë që nuk ishte për automjete të mëdha, duke ja hequr komplet katin e dytë autobusit.
Ngjarja ka ndodhur në Berlin dhe sipas policisë në momentin e aksidentit për fat të mirë nuk kishte asnjë pasagjer në të.
Sipas raportimeve shoferi i Flixbusit u përpoq mbrëmë në orën 19.40 në Berlin-Spandau, të kalojë nën një urë hekurudhore, por nënkalimi ishte thjesht ulët për automjetin e tij.
“Për fat të mirë, kjo ishte një udhëtim pa pasagjer ” thotë një zëdhënës i departamentit të zjarrfikës së Berlinit për Agjencinë Gjermane të Shtypit dpa, transmeton Indeksonline.
Policia lokale komentoi në Twitter se “Kufiri i lartësisë prej 3.40 metrash nën urën në impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në #Spandau vlen pa përjashtime. # AusGründen “. /Indeksonline/
Berlin
Berlin
Berlin