Aksidentohet rëndë një femër në Klinë, policia arreston shoferen

Është arrestuar një femër pasi që dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar veturën me targa vendore në Klinë, e ka goditur një këmbësore, transmeton IndeksOnline.
Viktima fillimisht është dërguar në spitalin e Pejës e më pas për shkak të lëndimeve të rënda, për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.
Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00./IndeksOnline/