75 Mall Live Search
17:09 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Aksidentohet rëndë një nga boksierët më të mirë në botë

Errol Spence, një nga boksierët më të mirë në planet, është “aksidentuar rëndë” pasi bëri aksident me Ferrariin e tij gjatë një përplasje me shpejtësi të lartë.

Po ashtu u raportua se në momentet e aksidentit, ai nuk e kishte vënë rripin e sigurisë.

Kampion i botës e që është mposhtur kohët e fundit nga Shaën Porter në Staples Center, Los Angeles, në 28 Shtator, u dërgua në spital me  lëndime të rënda.

“Errol ishte në një aksident dhe prindërit e tij janë me të në spital,” tha zëdhënësi i Premier Boxing Champions Tim Smith.

 “Mjekët po monitorojnë gjendjen e tij, por nuk është në rrezik për jetë” tha ai./Indeksonline/.