75 Mall Live Search
14:17 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / MSH

Aksidentohet rëndë një veturë në rrugën “B” (pamje)

Një aksident i rëndë ka ndodhur çaste më parë, në rrugën “B”.

Indeksonline raporton se një veturë e markës Golf ka humbur kontrollin dhe është përplasur në shtyllën elektrike  në mes të rrugës.

Aksidenti në fjalë është shoqëruar me dëme të konsiderueshme materiale, teksa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.

Indeksonline ka kontatuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe do t’ju mbajë të informuar mbi rastin.

Më poshtë pamje: