75 Mall Live Search
13:57 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / L A

Aksidentohet Rey Manaj në Turqi

Mbrëmjen e shkuar sulmuesi kuqezi Rey Manaj është përfshirë në aksident rrugor në Turqi, pasi kishte lënë ambientet e klubit.

28-vjeçari ishte duke udhëtuar me automjetin personal, kur humbi kontrollin dhe përfundoi në anë të rrugës.

Sipas mediave turke, dëmi ishte vetëm material, ndërsa lojtari nuk pësoi lëndime. Lidhur me ngjarjen pritet një deklaratë zyrtare. Është raportuar se Manaj do të mbahet nën vëzhgim në spital si masë paraprake.

Pas aksidentit, tifozët e Sivassporit i dërguan mesazhe “shërohu shpejt” lojtarit yll nëpërmjet rrjeteve sociale!