12:17 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aksidentohet trajneri i skuadrës nga La Liga, dërgohet në spital (Foto)

Trajneri i skuadrës spanjolle Valencia, Marcelino Garcia Toral ka pësuar një aksident trafiku.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes një komunikate, shkruan IndeksOnline.

Spanjolli ishte duke udhëtuar për në Asturias me familjen e tij, për t’i kaluar pushimet dimërore, por në kilometrin e 125 të rrugës Logrono në Bilbao makina e tij u përplas me një derr.

52-vjeçari tani gjendet në spital për të marrë udhëzime mjekësore.

Kujtojmë se ndeshja e fundit e Marcelinos ishte dje dhe e humbi atë kundër Villarrealit me rezultat minimal 0 me 1./IndeksOnline/