17:16 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Aksidentohet vetura e policisë me një kamion në Duhël

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ ,saktësisht në Duhël.

Në aksident janë përfshirë vetura e policisë si dhe një kamion, raporton Indeksonline.

Nuk dihet për të lënduar, por që dëme materiale të mëdha ka pësuar vetura e policisë.

Indeksonline ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes ku edhe shihet ndalimi i këtyre mjeteve./Indeksonline/