75 Mall Live Search
16:52 / E Martë, 04 Prill 2023 / k.v

Aksidentohet vetura zyrtare në Prishtinë

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë.

Njëra veturë e përfshirë është zyrtare por me targa private.

Nuk dihet nëse është nga eskorta e presidentes Vjosa Osmani apo e kryeministrit Albin Kurti.

Dëmet materiale janë të vogla ndërsa nuk është raportuar për të lënduar.

Policia është marrë me rastin./IndeksOnline/