75 Mall Live Search
15:00 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Aksidentohet vetura zyrtare në Prishtinë, s’respekton semaforin

Të premten në mesditë një veturë zyrtare me 3Z është aksidentuar në Prishtinë, saktësisht te konviktet, shkruan Indeksonline.

Një lexues i Indeksonlinet ka dërguar fotografitë, i cili ka thënë se kjo veturë nuk ka respektuar shenjat e komunikacionit.

Sipas tij, shoferi i 3Z-së s’e ka ndaluar veturën kur është ndezur semafori i kuq.

Si pasojë e kësaj ka ndodhur aksidenti./Indeksonline/