75 Mall Live Search
13:30 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / AR

Aksidentohet ylli i Hollivudit

Legjenda e Hollywood-it, Dick Van Dyke, ka pësuar një aksident me makinë.

97 vjeçari u përplas në një portë duke e humbur kontrollin, transmeton Indeksonline.

Burime për TMZ thanë se ai kishte gjakderdhje nga hunda por që ai nuk pranonte të shtrihej në spital.

Legjenda e Hollivudit Dick Van Dyke është përfshirë në një aksident automobilistik

Ai u tha oficerëve se vetura kishte rrëshqitur në rrugë të lagshtë dhe pastaj u përplas.

Oficerët kanë thënë se droga dhe alkooli nuk janë shkaqet e këtij aksidenti./Indeksonline/

Aksidenti vjen pothuajse dhjetë vjet pasi Jaguar-i i tij shpërtheu në flakë në një autostradë në Los Anxhelos