75 Mall Live Search
09:38 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Aksion humanitar në shesh, dhuroni gjak, shpëtoni jetë!

Ekipa e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut përmes një njoftimi në faqen zyrtare Facebook ka bërë të ditur se sot ndodhet në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku po mbahet një aksion për dhurim vullnetar të gjakut.

Ata kanë bërë thirrje që të gjithë ata që gëzojnë shëndet të mirë, të i bashkohen këtij aksioni humanitar.

Ndryshe, ekipa do të qëndrojë në shesh deri në orën 14:00./Indeksonline/