75 Mall Live Search
11:22 / E Mërkurë, 27 Shtator 2023 / AR

Aksion i Doganës, konfiskohen telefona, parfumë, çaj e stimulues seksual

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë organizuar një operacion që synon luftën kundër aktiviteteve të paligjshme dhe kontrabandës.

Në kuadër të këtij plani operativ, janë kontrolluar 6 subjekte të ndryshme në qytetin e Gjakovë dhe si rezultat i këtyre kontrolleve, janë gjetur dhe sekuestruar mallra të paligjshme, të cilat përfshijnë:

  • 30 telefona celularë Samsung dhe iPhone
  • 62 pajisje “Airpods”
  • 280 copë parfumë me origjinë nga Serbia
  • 29 pako qaj për dobësim
  • 88 pako të ndryshme të stimulansëve seksual

Mallrat e zbuluara janë sekuestruar në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi. Në të njëjtën kohë, janë nisur procedurat e kundërvajtëse për personat përgjegjës. Dogana iu bën thirrje të gjithë qytetarët dhe subjekteve tregtare që të respektojnë rregullat dhe ligjet e zbatueshme në lidhje me tregtimin dhe importin e mallrave. Dogana e Kosovës është e vendosur të vazhdojë përpjekjet e saj për të ndaluar kontrabandën dhe të mbrojë interesat e tregtisë legjitime dhe të sigurojë që ligji të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.