Aksion i gjerë i policisë dhe inspektoratit në kryeqytet, zbrazen lokalet për të parandaluar përhapjen e virusit

Institucionet e rendit kanë ndërmarr sonte një aksion të gjere në kryeqytet për largim të qytetarëve nga kafiterite ku ka pasur grumbuj njerzish.

Në shumë lokale janë larguar tërësisht qytetaret pasi që nuk kanë zbatuar rekomandimet e vendosura nga organet gjegjëse për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.


Bashkë me zyrtaret policor dhe inspektoratin është parë në terren edhe kreu i MSh-së Armen Zemaj.
Rikujtojmë se vetem sot u evidentuan 418 raste të reja me COVID-19./IndeksOnline/
